LAJMI I FUNDIT:

Po afrohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

Po afrohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

Shumë shpejt po afrohet 8 marsi, e njohur ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Gruas, ndërsa te shqiptarët kjo ditë njihet edhe si Dita e Nënës.

Kjo datë festohet pothuajse në të gjithë botën dhe përkujton lëvizjet për të drejtat e grave.


Zbatimi i parë zyrtar i Ditës Kombëtare të Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, organizuar nga Partia Socialiste e Amerikës, me sugjerimin e Theresa Malkiel.

Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi në mbarë botën.

Këtë ditë të kushtuar gruas nuk e kanë harruar tri kompani të njohura në vend dhe pritet që me datën 8 mars të sjellin befasi dhe dhurata të ndryshme për gjininë femrore.