Donald Trump ka postuar një letër nga ish-mjeku i tij në lidhje me shëndetin pas atentatit të javës së kaluar.

Përfaqësuesi Ronny Jackson nga Teksasi tha se një plumb goditi pjesën e sipërme të veshit të djathtë të Trumpit, duke krijuar një "plagë të gjerë 2 cm".


Ai shtoi se "ekziston ende gjakderdhje me ndërprerje" që kërkon që Trump të mbajë një fashë në vesh, shkruan skynews.

Screenshot 26 17

Ndryshe, Trump u qëllua në vesh gjatë tubimit në Pensilvani.

Një mbështetës nga audienca ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.

Shërbimi Sekret ka vrarë personin e armatosur. /Telegrafi/