LAJMI I FUNDIT:

Plumbat “qorr” vazhdimisht lëndojnë njerëz dhe dëmtojnë prona, MPB Maqedoni e ka të vështirë identifikimin e rasteve

Plumbat “qorr” vazhdimisht lëndojnë njerëz dhe dëmtojnë prona, MPB Maqedoni e ka të vështirë identifikimin e rasteve

Dasmat dhe festat e tjera familjare që organizohen gjatë kësaj periudhe në Tetovë shpesh festohen me të shtëna me armë zjarri.

Për shkak të kësaj ka persona të lënduar dhe dëme materiale nga plumbat qorr.


“Festoni me zemër, jo me armë zjarri” janë apelet e vazhdueshme të SPB Tetovë, nga ku kujtojnë se përveç gjobës për autorët, varësisht nga pasojat, pason edhe dënim me burg.

Qytetarët telefonojnë për të denoncuar, por nuk tregojnë detaje se nga cila dasmë po qëllohet, me shumë gjasa kanë frikë se fqinjët e marrin vesh se kanë denoncuar.

Policia thotë se nuk mund të veprojë në raste të tilla pasi në qytet ka disa festime në të njëjtën kohë.

Më 13 korrik, një zonjë 59-vjeçare u godit nga një plumb qorr në oborrin e shtëpisë së saj.

Pas tri ditësh në polici është paraqitur një burrë nga Shkupi, pasi në një festë familjare është lënduar një i mitur ku ka qëlluar me armë zjarri.

Më 18 korrik, një plumb qorr ra në një dhomë të një shtëpie familjare në Çelopek.

Më datë 25 korrik, nga lëndimi i plumbit qorr ka ndërruar jetë edhe një 40 vjeçar nga Zhelina, ndërsa tri ditë më vonë ka rënë një plumb në oborrin e një shtëpie në Tenovë.

Ka pasur edhe raste kur të shtëna janë shtënë nga një automjet në lëvizje.

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori