LAJMI I FUNDIT:

Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë “po” ofertës së Arsenalit

Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë “po” ofertës së Arsenalit

Arsenali ka marrë një lajm të madh sa i përket afatit kalimtar veror, pasi njëri prej objektivave të tyre kryesor raportohet se u ka dhënë ‘Topçinjve’ dritën e gjelbër për ta realizuar transferimin.

Klubi londinez tash e sa kohë ka eksploruar tregun për të gjetur një sulmues të ri, pasi Eddie Nketiah do të largohet në fund të këtij sezoni.

Kai Havertz ishte aktivizuar në qendër të sulmit në sezonin e tij të parë në ‘Emirates’ duke dhuruar paraqitje të mira.


Por, Mikel Arteta dëshpërimisht ishte vënë në kërkim të një sulmuesi të ri dhe ylli i Leipzigut, Benjamin Sesko, ishte objektivi i tij kryesor.

21-vjeçari ka tërhequr interesim nga një numër i madh klubesh, duke përfshirë këtu Chelsean, Liverpoolin, Manchester United dhe disa të tjera në Itali.

Sidoqoftë, sipas The Mirror, ‘Topçinjtë’ janë duke kryesuar garën për shërbimet e sulmuesit slloven, preferenca e të cilit është transferimi në Londrën Veriore.

Si u bë që Arteta ta frymëzoi Chelsean në emërimin e Marescas si trajner
Lexo po ashtu Si u bë që Arteta ta frymëzoi Chelsean në emërimin e Marescas si trajner

Agjenti i Seskos, Elvis Basanovic, ishte parë prezent në ndeshjet e Arsenalit këtë sezon, por ai gjithashtu ka përcjellur nga afër edhe disa ndeshje të Man United në ‘Old Trafford’.

Kartoni i Sesko vlerësohet rreth 45 milionë euro dhe ai sapo ka përfunduar një sezon në të cilin ka qenë autor i 18 golave të shënuar.

Sesko nuk ishte lojtari i vetëm në listën e ngushtë të Arsenalit për një sulmues të ri, pasi Brian Bobbey i Ajaxit dhe Evan Ferguson i Brightonit, besohet se ishin në mesin e emrave të përzgjedhur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Ligat tjera
Kalo në kategori