LAJMI I FUNDIT:

Plevneliev: Maqedonia është shtet i ri, duhet ta ndihmojmë

Plevneliev: Maqedonia është shtet i ri, duhet ta ndihmojmë

Bullgaria nuk ka interes më të madh nga ajo se të ketë qetësi të Ballkankit dhe angazhohet për qetësi afatgjate, stabile dhe fqinjësi të mirë, ka deklaruar ish kryetari i Bullgarisë në televizionin nacional të Bullgarisë ‘Dita filloi’, Rosen Plevneliev, duke komentuar zhvillimin e marrëdhënieve bullgaro-maqedone, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Bullgaria duhet të del dhe qartë të tregojë se ne nuk jemi për bashkim dhe Maqedoni të pandashme. Ajo është një shtet i ri dhe ne duhet ta ndihmojmë të shkojë përpara. Bullgaria nuk ka nevojë për më shumë territor. Bullgaria është për atë që kufijtë të hiqen dhe jo të zhvendosen. Bullgaria është për marrëdhënie afatgjate dhe fqinjësi të mirë’, ka deklaruar Plevneliev, njofton AIM.


Për të nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Maqedoninë tregon bazë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe përpjekjet në atë fushë duhet të përshëndeten. /Telegrafi/