Planifikohet shfuqizimi i Ligjit për lustrim dhe përsëritja e proceseve të montuara gjyqësore
Këshilli për reforma në sistemin e drejtësisë së shpejti pritet që ministrit për drejtësi t’i dorëzojë tri iniciativa, për të cilat është diskutuar në mbledhjen e fundit të këtij këshilli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njëri nga anëtarët e këtij Këshilli, profesori Borçe Davitkovski, theksoi se në mbledhjen e fundit është hapur çështja e sjelljes së ndonjë propozim-ligji për shfuqizimin e lustrimit në Maqedoni.
Profesor Davitkovski tha se këto janë vetëm mendime fillestare për shfuqizim të procesit të lustrimit dhe nuk dihet ende nëse ky shfuqizim do të veprojë në mënyrë retroaktive dhe shtoi se ka edhe shumë aspekte të cilat duhet të bisedohen dhe të qartësohen. Ai shtoi se në mbledhje është biseduar edhe për problemin e kushteve të këqija në burgjet e Maqedonisë, mundësia për ndonjë lloj amnestie të pjesërishme, është biseduar edhe për bazat ligjore për përsëritjen e disa proceseve gjyqësore për të cilat është e qartë se janë inicuar me prapavijë politike.
“A do të shkonte ky proces nëpërmjet ndryshimeve në Ligjin për procedurë penale ose në ndonjë mënyrë tjetër, për këtë ende diskutohet dhe jam i bindur se me një gjykim të sërishëm fer, një pjesë e mirë e atyre rasteve do të përfundonin ndryshe nga vendimi i tanishëm”, tha profesori Davitkovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Do të largohen rekuizitat argëtuese në Karposh të Shkupit
Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin moltov, fjalimi kundër martesës homoseksuale “ndez” protestën
Reagimi i DASH-it për aksionin në veri, Murati: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251