LAJMI I FUNDIT:

Plani legjistlativ i Qeverisë për këtë vit, vlerësohet ambicioz dhe i parealizueshëm

Plani legjistlativ i Qeverisë për këtë vit, vlerësohet ambicioz dhe i parealizueshëm

Plot 101 projektligje, Zyra e Kryeministrit bashkë me ministritë kanë për synim t’i miratojnë e t’i bëjnë ligje këtë vit në Kuvend.

Sipas programit legjislativ që u miratua këtë javë, vetë ZKM-ja i ka të planifikuara 17 projektligje, pasuar nga Ministrja e Infrastrukturës me 16, ajo e Financave 15, MPB-ja 14, MD-ja 13 dhe të tjerat nga pesë, tre e dy projektligje.


Bile MD-ja të parin e ka listuar Kodin Civil, që vazhdon me ngulm të kundërshtohet nga disa deputetë të pushtetit, por që dikasteri që udhëheq Albulena Haxhiu, ka vendosur ta rikthejnë atë në këtë qershor.

Por ky institucion nuk ka treguar nëse ka garanci që i njëjti mund të kalojë së paku në vitin e fundit të mandatit.

Në sy bie edhe një projektligj i Ministrisë së Shëndetësisë, ai i sigurimeve shëndetësore që bartet vit pas viti, teksa do të ndryshohet edhe Ligji për Personat e Zhdukur, dhe një sërë të tjerësh.

Megjithatë aspak optimist se krejt ky numër projektligjesh mund të arrijë të miratohet, shprehet Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Sipas tij e rëndësishme është që të sillen në Kuvend ligje kualitative, e jo veç numër i madh ligjesh që shumica të mos e kalojnë pastaj filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

“Do të duhej të ishin prioritare disa ligje që do të ishin në interes të qytetarit të Kosovës. Një ndër këto ligje do të duhej të ishte Kodi Civil. Do të ishte humbje e madhe për Kosovën nëse gjatë këtij viti nuk miratohet ky ligj dhe i njëjti nuk futet në fuqi”, ka deklaruar Miftaraj për TV Dukagjinin.

Ndërsa, Arbër Thaçi nga Instituti Demokratik i Kosovës, tregon arsyet pse projektligjet shpesh as s’arrijnë të draftohen në afatet e caktuara.

“Është vit zgjedhorë ku shumica parlamentare shpesh lëvizë. Ne presim që numrat e shumicës të jenë edhe më të ulët se në vitin që lamë pas”.

Në vitin 2023 Qeveria ka arritur të përmbush vetëm 52% të planit të punës në Kuvend, prej së cilës 28% e është miratuar, ndërsa 48% e agjendës në tërësi nuk ka arritur fare të dërgohet në Kuvend.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori