LAJMI I FUNDIT:

Plani evropian, senatorët amerikanë i kërkojnë Kosovës dhe Serbisë aneksin për zbatimin e marrëveshjes

Plani evropian, senatorët amerikanë i kërkojnë Kosovës dhe Serbisë aneksin për zbatimin e marrëveshjes

Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts, kryesues dhe anëtar i Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët me senatorët amerikanë Thom Tillis, Chris Murphy, Ron Johnson dhe Chris Van Hollen pasi liderët e Kosovës dhe të Serbisë ditë më parë arritën marrëveshje për Planin evropian, për normalizimin e marrëdhënieve.

Në deklaratën e përbashkët përgëzohen Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa e quajnë moment të rëndësishëm për të dy vendet.

Senatorët amerikanë nga të dy vendet kërkojnë që të arrijnë edhe një aneks për zbatimin e marrëveshjes, raporton Telegrafi.


Senatorët Shaheen dhe Murphy gjatë një vizite në Kosovë, prill 2022

“Ne i përgëzojmë qeverinë e Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një moment i rëndësishëm për të dy vendet. Ky përparim mund të zhbllokojë mundësitë e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë, në proceset drejt anëtarësimit në BE dhe rritjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor dhe në mbarë botën”, thonë senatorët.

“Sidoqoftë, të dy liderët tani duhet të bashkohen dhe të arrijnë një marrëveshje për aneksin e zbatimit, i cili do të sigurojë një udhërrëfyes për normalizimin midis dy vendeve. Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit kanë implikime të rëndësishme për rajonin më të gjerë, ku ne e dimë se Putini po kërkon të minojë unitetin transatlantik dhe të zgjerojë ndikimin rus. Demokratët dhe republikanët në Senat janë të përkushtuar që të punojnë me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë ndërsa finalizojnë aneksin e zbatimit dhe të avancojnë prioritetet që do të sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon”, thuhet më tej.

Senatorët amerikanë Shaheen, Tillis dhe Murphy gjatë një vizite në Kosovë, prill 2022

Ndryshe, senatorët Shaheen, Tillis dhe Murphy vizituan Kosovën dhe Serbinë në prill të vitit të kaluar në kuadër të një vizite të delegacionit të Kongresit në Ballkan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori