LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person në Prishtinë

Plagoset një person në Prishtinë
Foto: ILUSTRIM

Një person është plagosur nga arma e zjarrit sot në orët e mbrëmjes në lagjen Veternik të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Me datën 17.12.2019 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informate për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik -Prishtine. Njësitë policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kane dalur menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti, për Telegrafin.

Ahmeti tha se sipas informacioneve të para nga terreni viktima i plagosur menjëherë është transportuar në QKUK, dhe gjendja shëndetësore, sipas stafit mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë.

“Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, përderisa janë edhe në kërkim të të dyshuarit/ve, të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, tha ajo.

Nuk dihet identiteti i të plagosurit, as motivet e kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/