Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në fshatin Zhabar të Mitrovicës gjatë mbrëmjes së së martës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, deklaroi se incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.


“Sipas hetimeve fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet”, deklaroi Zahiti.

Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe motivet e incidentit, ndërsa hetimet po vazhdojnë./Telegrafi/