LAJMI I FUNDIT:

Plagoset me armë zjarri një person në Prizren

Plagoset me armë zjarri një person në Prizren
Foto: Ilustrim

Një person është plagosur sot me armë zjarri në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.


“Rreth orës 08:50 kemi pranuar informacionin se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se i plagosur është V.H, viti i lindjes 1982,  sipas mjekut është i plagosur me armë të zjarrit, siç kanë thënë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai për Telegrafin.

Kohëve të fundit në Kosovë janë shpeshtuar rastet e vrasjes dhe plagosjeve me armë zjarri. /Telegrafi/