LAJMI I FUNDIT:

Plagosen katër policë në Gjermani

Plagosen katër policë në Gjermani

Katër policë janë qëlluar në Gjermani, nga një i dyshuar që ka lidhje me lëvizjet e ekstremit të djathtë.

Ministria e Brendshme ka thënë se një burrë 49 vjeçar ka shtënë me armë zjarri ndaj policëve pasi ata hynë në shtëpinë e tij në Georgensgmund, transmeton Klan Kosova.


“49 vjeçari hapi zjarr në drejtim të policëve. Katër policë janë plagosur e dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. I dyshuari është plagosur dhe arrestuar”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie.

I dyshuari është pjesë e një lëvizje të ekstremit të djathtë që pretendon që gjendja aktuale në Gjermani është ë paligjshme dhe pretendohet të ketë ide neo – naziste.