Pjeshkat përfundojnë në kosh, bujku i revoltuar i pret pemët në Rosoman (Video)
Pjeshkat më të bukura nga Rosomani në vend se në tryezë përfunduan në rrugë për shkak të revoltës se nuk ka blerje.
Këto pemë asnjëherë më nuk do të japin fryte, sepse sot pronari i tyre i preu.
“Deri në këtë gjendje e sollën bujqësinë. Kjo është “krasitje më e mirë”. Ilaçi më i mirë, që të mos nervozohemi më”, u shpreh bujku nga Rosomani.
Zona e Rosomanit është e njohur për nga prodhimtaria e pjeshkave në Maqedoni, atje ka filluar sezoni i vjeljes së pjeshkëve. Prodhuesit nuk janë të kënaqur me çmimin e blerjes së produkteve të tyre. Thonë se çmimi është 15 denarë dhe se ky çmim nuk i mbyll shpenzimet e tyre.
“Nuk ka askush tani, vetëm kur u duhen vota, atëherë vijnë. Kur duhet për pjeshkat, për nevojat tona, askush nuk vjen”, tha bujku nga Rosomani.
Pikat e blerjes në Rosoman punojnë në mënyrë intensive. Paguhen mirë vetëm pjeshkat me cilësi të mirë – thonë atje. Situata është e ngjashme edhe në pjesën jugperëndimore të vendit. Në Prespë mollët e vjeljes së vitit të kaluar blihen për gjysmë denarë, ndërsa sasi të mëdha përfunduan në lumenjtë ose në Liqenin e Prespës, përsëri, për shkak të revoltës.
Opozita problemin e sheh në procedurat burokratike për eksportin e pjeshkëve.
“Me sjelljen e procedurave të reja burokratike nga Ministria e Bujqësisë, është vështirësuar eksporti i pjeshkave sidomos për në Rusi. Për momentin situata është alarmante në Rosoman. Edhe një herë i bëj thirrje Zaevit dhe Nikollovskit i cili ende zyrtarisht është ministër i Bujqësisë, urgjentisht të dalin në terren dhe të gjejnë masa për ta zbutur këtë situatë”, u shpreh Cvetan Tripunovski nga OBRM-PDUKM, Inxhinier Bujqësor.
Një pjesë e prodhuesve thonë se pjeshkat blihen rregullisht, ndërsa ato që hidhen në Cërna Rekë janë të dëmtuara nga breshëri. Nga vetëqeverisja lokale thonë se nuk ka probleme me blerjen e pjeshkave dhe se të gjitha pikat e blerjes punojnë pa problem. Nga LSDM-ja thanë se blerja dhe shitja e produkteve bujqësore shënojnë rritje, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti blerja është rritur për 5,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Siç thonë ata, i porositin OBRM-PDUKM-së që në vend se të përhapin gënjeshtra, të shohin dhe të mësojnë se çka është kujdes i vërtetë për bujqit dhe bujqësinë./Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City