LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtarja e FSK-së siguron vend në Akademinë Mbretërore britanike, nënkoloneli John Hunter i bën lëvdata të mëdha

Pjesëtarja e FSK-së siguron vend në Akademinë Mbretërore britanike, nënkoloneli John Hunter i bën lëvdata të mëdha

Ushtarja nga Regjimenti i dytë i FSK-së, Endrita Brahimi ka siguruar një vend në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst (RMAS) në Britani të Madhe.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë thotë se Endrita do të jetë kandidatja e shtatë nga FSK që do t’i bashkohet Akademisë britanike në fjalë.


Këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, nënkoloneli John Hunter tha:

“Endrita performoi jashtëzakonisht mirë në të gjitha aspektet e procesit të përzgjedhjes, performanca e saj fizike ishte shumë e lartë, jam i bindur se ajo do të ketë çdo sukses në Sandhurst”, thuhet në njoftim.

Endrita Brahimi ka pasur sukses edhe në ngjarje tjera ndërkombëtare siç ishte ajo e qershorit të vitit të kaluar në Kroaci.

Pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që  kanë pjesëtaret e FSK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori