LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtari i “Grupit të Kumanovës” djeg qelinë në Shutkë

Pjesëtari i “Grupit të Kumanovës” djeg qelinë në Shutkë

I akuzuari i grupit të Kumanovës Rufki Dogani i ka vënë flakën qelisë ku ka qenë i vendosur në paraburgim në Shutkës. Nga zjarri ka marr lëndime të lehta trupore. Problemet shëndetësore që i ka pasur Dogani me veshkat për të cilat ka deklaruar edhe në seancat gjyqësore dhe mos marrja e ndihmës së nevojshme për trajtim tek specialistët, ka bërë që Dogani në shenjë proteste të djegë qelinë.

Megjithatë gardianët e burgut kanë arritur ta nxjerrin të akuzuarin nga qelia dhe të shuajnë zjarrin. Për të konfirmuar gjendjen shëndetësore të Doganit, Alsat-M pyeti edhe në qendrat Klinike në Shkup, por nga asnjë qendër klinike nuk pranuan ta kenë shtruar atë.


Incidentin e konfirmoi edhe Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve dhe thonë se i paraburgosuri Dogani nuk ka marr lëndime trupore nga zjarri i shkaktuar nga vetë ai.

“Nga incidenti i ndodhur në burgun e Shutkës, i paraburgosuri pasi ka shkaktuar zjarr në qelinë e tij, kanë intervenuar gardianët, ndërsa i njëjti është nxjerr në qeli tjetër dhe janë duke u bërë hetime për dëmin që është shkaktuar. Të paraburgosurit nuk kanë marr lëndime trupore shëndetësore”, thonë nga Drejtoria për Implementimin e Sanksioneve

Të akuzuarit e rastit të Kumanovës në seanca gjyqësore në shumicën e rasteve janë ankuar për keqtrajtime dhe për mos përkujdesje të duhur shëndetësore.