LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtarët e fisit dekorojnë shtëpitë me kafkat e gjahut, përdorin lëvoret e degëve si rrobe (Foto)

Pjesëtarët e fisit dekorojnë shtëpitë me kafkat e gjahut, përdorin lëvoret e degëve si rrobe (Foto)

Imazhe të publikuara tregojnë nga afër jetën e përditshme të pjesëtarëve të fisit që jeton në malin Mentawi në Indonezi, të cilët dekorojnë shtëpitë me kafkat e gjahut, ndërsa mbulojnë trupin në vend të rrobave me lëvore degësh dhe gjethe.

Ata nuk e kanë ndryshuar mënyrën qindra vjeçare të jetës as sot e kësaj dite, duke qëndruar larg zhvillimeve moderne, transmeton Telegrafi.

Fotografi Denan Wahyu Sumirat, ka udhëtuar në thellësi të malit që ndodhet rreth 150 kilometra larg provincës West Sumatra, për të dokumentuar jetën e 64 mijë banorëve që e përbëjnë fisin.


Popullata gjysmë nomade, gjuajnë kafshë dhe peshq me shigjeta të helmuara, ndërsa jetojnë në shtëpi prej bambusi të quajtura Umas.

Sipas tyre, çdo gjë e gjallë ka shpirt dhe i luten natyrës, veçanërisht lumit. Dëmtimi apo ndotja e burimeve të ujit, sipas tyre është mëkati më i madh që mund të bëhet.

Rutina tyre e përditshme, zakonisht kalohet për gjueti dhe peshkim, ndërsa kjo është e ndarë në bazë të gjinisë. Derisa burrat shkojnë për të gjuajtur kafshë, gratë kujdesen të zënë peshq.

Ata jetojnë në grupe prej 60 deri në 80 anëtarë, ndërsa secili ka një detyrë për të bërë. Fëmijët prej pesë deri në dhjetëvjeçar, merren me drunjtë e bambusë, ndërsa pas kësaj moshe nisin t’i helmojnë shigjetat dhe dalin për gjah.

Pas një dite të lodhshme, të gjithë mblidhen në mbrëmje dhe luten, për të vazhduar me vallëzimin në formë transi që e duan shumë, që e praktikojnë për çlirim dhe pushim mendor. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Kalo në kategori