Nëse ende nuk keni marrë pjesë në hulumtime, atëherë mos e lini këtë mundësi të ju humbas, kur të ju paraqitet. Fundja, ju jeni qendra rreth së cilës zhvillohet gjithçka dhe pse të mos shfrytëzohen dobitë që i ofron për respondent.

Hulumtimet përveç që bëhen për qëllime të kompanive e organizatave të ndryshme, ato janë po ashtu shumë të dobishme edhe për personat që marrin pjesë në to.

Fuqizo opinionin

Me të gjitha hulumtimet dhe sondazhet që zhvillohen, këto janë një mundësi shumë e mirë që të tjerët të dëgjojnë se çka ke për të thënë.

Opinioni yt është shumë me rëndësi dhe në këtë mënyrë mund ta bësh atë të ditur dhe të merret në konsideratë.

Përvojë e re

Me të gjitha zhvillimet e fundit në vend dhe në botë, hulumtimet po zhvillohen në fusha të ndryshme dhe për tema të ndryshme.

Duke qenë pjesë e një hulumtimi ju mund të informoheni më shumë, të hasni pyetësor të ndryshëm, të merrni pjesë në fokus grupe ku diskutoni dhe zhvilloni idetë tuaja e shumë më tepër.

Çdo përvojë e re në këtë fushë ju bën të zhvilloheni dhe bëheni më të informuar.

Përmirësim i jetës

Çdo opinion/koment që jepet gjatë hulumtimeve merret parasysh dhe shqyrtohet. Nëse është duke u zhvilluar një hulumtim për produkte, çfarëdo qofshin ato, kjo është mundësia më e mirë për të treguar (pa)kënaqshmërinë tuaj me produkte të ndryshme, të tregoni se çka ju duhet e shumë më shumë.

Të gjitha këto mund të ndikojnë që juve, të afërmve e qytetarëve tjerë të ju ofrohen produkte më cilësore, më të dobishme dhe më të leverdishme.

Kompensim

Edhe pse jo gjithherë shpërblehen pjesëmarrësit e hulumtimeve me ndonjë kompensim, ekzistojnë kompani të ndryshme sikurse Pyper që shpërblejnë respondentët për kohën dhe dedikimin e tyre.

Nëse dëshironi të merrni pjesë në hulumtime, atëherë fatmirësisht këtë mund ta bëni shumë lehtë duke u bërë pjesë e Pyper.

Pasi ta instaloni aplikacionin, mjafton të regjistroheni dhe të plotësoni informatat tuaja. Nga aty e tutje, keni mundësinë të plotësoni pyetësor të ndryshëm qoftë për Kosovën apo lagjen ku jetoni, punën tuaj apo produktet që ju duhen e kështu me radhë.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)