Deri në orën 17:00, në zgjedhjet e sotme në Kosovë kanë votuar gjithsej 659,044 qytetarë, që përfaqëson 32.55% të votuesve të regjistruar në listën e votuesve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2,025,105.


Po ashtu, deri në këtë orë janë procesuar 2,426 nga gjithsej 2,571 vendvotime, që përbën 94.36% të vendvotimeve të rregullta.

Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00, ndërsa KQZ pritet të mbajë konferencë tjetër për media me përditësim të rezultateve dhe rrjedhën e votimit.

Rezultatet në kohë reale mund t’i ndiqni KËTU. /Telegrafi/