LAJMI I FUNDIT:

Pjesë e një grupi kriminal për trafik droge, tre shqiptarë të arrestuar në Milano

Pjesë e një grupi kriminal për trafik droge, tre shqiptarë të arrestuar në Milano

Tre pjesëtarë të një grupi kriminal janë vënë në pranga në Milano, në kuadër të operacionit “Highway”, i iniciuar nga Policia italiane, që në vitin 2017.

A2 CNN bën me dije se janë arrestuar E. B., 32 vjeç, S. T., 43 vjeç dhe D. B., 44 vjeç, e ndërsa iu janë sekuestruar pasuritë me vlerë 1 milion euro.


Kjo pasuri është në emër të tyre dhe të familjarëve dhe dyshohet se ka ardhur si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale. Bëhet fjalë për 2 shoqëri tregtare me objekt fushën e peshkimit, së bashku me asetet e tyre, aktivitetet tregtare të 3 subjekteve fizike, së bashku me asetet e tyre, 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, 1 njësi shërbimi bar-kafene dhe 3 njësi të tjera shërbimi të ndryshme.

Tre të arrestuarit akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal me veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Highway”, i iniciuar nga Policia italiane, që në vitin 2017, për shkatërrimin e një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.

Kjo fazë e megaoperacionit u finalizua si rezultat i shkëmbimit intensiv të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta operacionale, të Policisë së Shtetit me Policinë italiane.

Policia italiane ka lokalizuar në Milano dhe ka vënë në pranga, 3 shtetas shqiptarë që ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të këtij megaoperacioni.

Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë gjurmuar dhe kanë sekuestruar në Durrës, pasuri të ndryshme, me vlerë mbi 1 milion euro që këta 3 shtetas dhe familjarët e tyre kishin në pronësi.

Si rrjedhojë e bashkëpunimit intensiv dhe të pandërprerë, të konkretizuar me skuadra të përbashkëta hetimore dhe me shkëmbim të informacioneve në kohë reale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kontribuan për finalizimin e një tjetër faze të megaoperacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Highway”.

Për këtë fazë, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga specialistët e këtij Sektori, me partnerët italianë, u bë i mundur lokalizimi në Milano, dhe vënia në pranga nga Policia italiane, e 3 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar: E. B., 32 vjeç, S. T., 43 vjeç dhe D. B., 44 vjeç. Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Highway”, të iniciuar në Itali, në vitin 2017, këta shtetas akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal me veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mbi bazën e kësaj akuze, si dhe në zbatim të vendimit nr. 395, të datës 05.10.2023, të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u gjurmuan dhe u sekuestruan në Durrës, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të këtyre shtetasve dhe familjarëve të tyre. Këto pasuri, me vlerë mbi 1 milion euro, dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 3 shtetasve të vënë në pranga.

Konkretisht, GjKKO-ja ka caktuar masën “Sekuestro preventive”, për pasuritë si vijojnë: 2 shoqëri tregtare me objekt fushën e peshkimit, së bashku me asetet e tyre, aktivitetet tregtare të 3 subjekteve fizike, së bashku me asetet e tyre, 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, 1 njësi shërbimi bar-kafene dhe 3 njësi të tjera shërbimi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit vijon angazhimin maksimal, si partnere e besueshme, për arrestimin e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të megaoperacionit “Highway”, si dhe për gjurmimin dhe sekuestrimin e të gjitha pasurive në vendin tonë, që kanë si burim veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve. /Telergrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori