Miralem Pjanic është shprehur i lumtur te Besiktasi dhe e ka për qëllim të qëndrojë atje deri në fund të sezonit, përkundër spekulimeve që e lidhin me një kalim te Genoa.

31-vjeçari iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2020 në formë shkëmbimi me Arthur Melo, mirëpo nuk u tregua i rëndësishëm në Camp Nou.


Për këtë arsye, në shtator të këtij viti u dërgua në huazim te klubi turk. Këto ditë, Primo Canale ka raportuar se klubi me trajner Andriy Shevchenkon është duke përgatitur ofertë për huazimin e boshnjakut në afatin kalimtar të janarit.

miralem 4 (Foto: Instagram/miralem_pjanic)

“Jam i lumtur te Besiktasi dhe dua të qëndroj deri në fund të sezonit. Nuk kam luajtur sa duhet vetëm se kam qenë i lënduar”, ka deklaruar mesfushori.

Pjanic e ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës në Itali, te Roma (2011-2016) dhe te Juventusi (2016-2020). /Telegrafi/

miralem 3 (Foto: Instagram/miralem_pjanic)

telegrafi sport app