LAJMI I FUNDIT:

Pixel 4 XL shihet në fotot reale (FOTO)

Pixel 4 XL shihet në fotot reale (FOTO)

Pixel 4 dhe Pixel 4 XL janë ndoshta telefonat inteligjentë më të rrjedhur, përveç Pixel 3 dhe Pixel 3 XL të vitit të kaluar. 


Telefonat do të lansohen në mes të tetorit, por tashmë dihet gjithçka që duhet të dijmë për pajisjet, falë thashethemeve, raporteve dhe rrjedhjeve si kjo.

Ekipa në Nextrift arritën të marrin një Pixel 4 XL të bardhë. 

Galeria e fotove konfirmon gjithçka që kemi dëgjuar dhe parë në lidhje me pajisjen, të kompletuar me kornizen e madhe për të gjithë sensorët (përfshirë Soli), rregullimin e kamerës katrore në pjesën e pasme, ekranin 90Hz AMOLED që është 6.23-inç dhe ka një rezolucion prej 3040 x 1440 piksele, si dhe të gjitha aspektet e tjera.

Një gjë e dukshme në lidhje me biometrikën: me sa duket zhbllokimi përmes fytyrës është veçoria e vetme biometrike e sigurisë në pajisje, pasi raporti sugjeron që nuk ka një skanues të gjurmëve të gishtërinjve, as në pjesën e pasme, as nën ekran.

Lista e specifikave përfshin çipin Snapdragon 855, 6 GB RAM, 128 GB hapësirë ruajtje të brendshme, një kamerë të pasme 12.2MP të mbështetur nga një lente telofoto 16MP, një kamerë selfie 8MP dhe një bateri 3,700 mAh. /Telegrafi/