LAJMI I FUNDIT:

Pivovarov: Asnjë vend nuk është rezistues ndaj akteve terroriste

Pivovarov: Asnjë vend nuk është rezistues ndaj akteve terroriste

Sonte në emisionin “Studio e hapur” të TVNova mysafirë ka qenë profesori universitar Vladimir Pivovarov i cili duke folur për sulmin e fundit terrorist në Turqi ka thënë se nga aspekti i sigurisë, asnjë vend nuk është rezistues ndaj akteve të këtilla, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Turqia tashmë me dekada është në shënjestër të sulmeve të këtilla të cilët deri më tani mbanin siglën vendore – Partinë punëtore të kurdëve. Turqia është në një pozitë të pa lakmueshme gjeografike, në kufirin e veprimeve luftarake në Siri. Gjithsesi se do të jeni armik i dikujt dhe mik i dikujt, nuk mund ti kënaqni të gjithë. Ngjarjet e fundit dhe skena e nënshkrimit të marrëveshjes me Izraelin, afrimi i marrëdhënieve me Rusinë, e gjithë kjo dikujt i ka penguar” ka thënë Pivovarov në analizën e tij.


Ai ka shtuar se edhe pse askush nuk e ka pranuar përgjegjësinë për sulmin në Stamboll, dyshimi më i madh bie ndaj organizatës “Shtetit Islamik”./Telegrafi/