LAJMI I FUNDIT:

Pishinë në majë të një rrokaqielli, publikohen detajet se si do të duket “magjia” e fundit e Londrës (Foto)

Pishinë në majë të një rrokaqielli, publikohen detajet se si do të duket “magjia” e fundit e Londrës (Foto)

Pishinat “duke sfiduar vdekjen” duket se do të bëhen trendi i fundit arkitektonik në Londrën qendrore.

Një vlerësim i tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mund të vie pas reagimeve ndaj një projekti të një firme, e cila ka projektuar pishinën e parë në botë, e cila do të vendosët në majë të një rrokaqielli 55 katësh, që do të thotë në rreth 200 metra lartësi – i quajtur Infinity London.


Po sipas mediave, pishina prej 600,000 litrash përmban pamje anësore akrilike dhe një dysheme transparente, kështu që njerëzit më poshtë do të jenë në gjendje të shohin notarët shumë më lart.

Bëhet e ditur se pishina dhe ndërtesa janë zhvilluar nga kompania Compass Pools me bazë në West Sussex.

Pishina është bërë nga akrilik në vend të qelqit, pasi ky material ‘transmeton dritë në një gjatësi vale të ngjashme me ujin kështu që pishina do të duket krejtësisht e pastër’, thotë firma.

Çfarë bën përshtypje, thuhet tutje, është fakti se notarët do të hyjnë aty përmes një shkalle spirale.

Karakteristika të tjera teknike të avancuara përfshijnë një anemometër të integruar për të monitoruar shpejtësinë e erës. Kjo është e lidhur me një sistem të menaxhimit të ndërtesave për të siguruar që pishina të qëndrojë në temperaturë të duhur dhe uji të mos bie poshtë në rrugë.

Sistemi i ngrohjes i pishinës do të përdorë energjinë e shpenzuar nga sistemi i kondicionimit të ajrit për ndërtesën.

Ajo është gjithashtu e pajisur me një spektër të plotë të dritave të cilat do t’i japin ndërtesës një pamje me shkëlqim gjatë natës.

Ndërtimi në Infinity London thuhet se mund të fillojë që në vitin e ardhshëm, nëse konfirmohen të gjithë partnerët dhe kontraktorët.

Compass Pools thotë se do të ketë një hotel ndërkombëtar me pesë yje në katet e sipërme dhe pishina do të përdoret nga mysafirët e tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Kalo në kategori