LAJMI I FUNDIT:

“Pishina shëruese” në Banjë të Malishevës

“Pishina shëruese” në Banjë të Malishevës

Banja është ndër fshatrat më të mëdhenj në Malishevë. E veçantë e këtij vendi janë ujërat termalë të cilët burojnë nga natyra, e që sipas banorëve janë shërues.

Këtë burim të pashtershëm, të cilët banorët e kanë kthyer në “Pishinë shëruese”, e vizitojnë shumë qytetarë nga vende të ndryshme, disa për argëtim e disa për shërim.


Milaim Shala, banor i këtij fshati ka thënë se ka shumë persona të cilët janë shëruar nga ky ujë, e sidomos ata që kanë pasur probleme me lukth apo me lëkurë.

“Prej se e mbaj mend nga vitet 1970, kjo pishinë ka qenë e rrethuar me gurë. Nga viti 1975 në këtë pishinë nuk është investuar asnjë cent. Këtu lahen njerëzit edhe gjatë dimrit. Temperatura konstante është 25 gradë celsius. Supozohet se ka burimin 220 litër për sekondë. Uji përdoret për shërimin e lukthit e lëkurës. Gjatë verës shfrytëzohet për turizëm”, shprehet për RTV Dukagjinin, Milaim Shala.

Burimi natyror i tij nuk dihet se kur e filluar, por kjo pishinë është ndërtuar në vitin 1974.  Ndërsa, ky ujë buron 220 litra në sekondë.

Shqipdon Shurdhaj banor ka thënë se temperatura e tij është konstante në të gjitha stinët.

“Kjo është pishina e Banjës së Malishevës. Njihet si burim natyral i ujit. Njihet edhe për ujin shërues. Vijnë njerëzit për të shëruar lëkurën. Ka temperaturë konstante në të gjitha stinët”, thotë banori Shqipdon Shurdhaj.

Kjo pishinë përbëhet nga dy lumenj të vegjël.

Jashar Samadrexha banor i fshatit, i cili e frekuenton shumë këtë vend,  ka thënë se nga rrjedha e këtij burimi formohet edhe lumi që krijon Ujëvarën e Mirushës.

“Ky bazen ka ujë shërues. Shoh shumë njerëz që vijnë e marrin ujë me bidonë plastike. I kam pyetur arsyen pse e marrin. Më kanë thënë se u ndihmon në shërimin e lukthit, por disa tjerë edhe për lëkurën”, shprehet banori Jashar Samadrexha.

“Pishina shëruese”, ka një rëndësi të madhe për të gjithë banorët e fshatit Banjë, ka thënë banori Miliam Shala. Sipas tij, ky burim ju ka ndihmuar gjithë fshatit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori