LAJMI I FUNDIT:

​Pishina në Llukar rrezikon fëmijët e fshatit

​Pishina në Llukar rrezikon fëmijët e fshatit

Banoret e fshatit Llukar të Prishtinës po e shohin pishinën në këtë fshat si rrezik për fëmijët.

Ata kanë kërkuar një zgjidhje për problemin e kësaj pishine pa rrethoja.

Kohë më parë, jo shumë larg nga kjo pishinë, në një gropë me ujë, kanë humbur jetën dy fëmijë.

KP ka bërë disa incizime në këtë pishinë, ku përveç që mungojnë rrethojat, është edhe e ndotur për shkak të mbeturinave që janë hedhur aty.