LAJMI I FUNDIT:

“Pishina e qiellit” nga e cila ngjethemi – me gjithë ujin e ngrohtë

“Pishina e qiellit” nga e cila ngjethemi – me gjithë ujin e ngrohtë

Shumë shtete dhe qytete po përpiqen të tregojnë fuqinë dhe luksin e tyre përmes arkitekturës

Në një lagje të Londrës kaherë ka filluar ndërtimi i parkut të Ambasadës së Kopshteve në Nine Palms, pranë stacionit Battersea në Londër.


Investitorët kanë vendosur për një park të tërë futurist, i cili duhet të jetë sa më shumë që të jetë e mundur ‘transparent’, do të thoshim, transmeton Telegrafi.

Duke kërkuar idenë ku ta vendosnin pishinën në atë park, arritën deri aty që nuk kishte vend në tokë. Për këtë shkak kanë vendosin mbi tokë, më saktësisht 35 metra mbi tokë.

“Pishina e qiellit”, e para në botë që do të ketë një fund transparent, duhet të hapjet në verën e vitit 2021 do të jetë e gjatë 25 metra dhe e gjerë 5 metra. Thellësia do të jetë 1,2 metra.

Pishina do të gjendet midis dy ndërtesave dhe 14 metra të gjatësisë së saj “nuk kanë mbështetëse nën të”.

Ju do të jeni në gjendje të shihni në fund të fundit se çfarë po ndodh poshtë jush, dhe gjithashtu do të jeni në gjendje të shikoni duke notuar.

Sipas inxhinierit që ka projektuar dhe që merret me realizimin e këtij koncepti kaq dinamik, materiali mbështjellës i pishinës nuk do të jetë qelq, por akrilik pasi lejon një transparencë shumë herë më të madhe të ujit duke krijuar një sipërfaqe uniforme.

“Të notosh në këtë pishinë do të jetë një eksperiencë unike, të duket sikur noton në ajër në qendër të Londrës. Ne kemi kërkuar të krijonim diçka që nuk ishte parë kurrë më parë.” Dhe në këtë mënyrë Sean Mulryan, CEO i kompanisë Ballymore Group, ka përshkruar projektin e fundit kompanisë së ndërtimit që ai drejton.

Zona është një nga pikat e nxehta të kryeqytetit britanik dhe çmimi i një apartamenti luksoz në këto ndërtesa mund të jetë deri në një milion euro.

/Telegrafi/