LAJMI I FUNDIT:

Pishina e pazakonshme në Slloveni e shpërblyer për arkitekturën

Pishina e pazakonshme në Slloveni e shpërblyer për arkitekturën

Banja e njohur sllovene Terme Olimia Spa është pasuruar me pishinë të pazakonshme

Cilësia e këtij projekti është e njohur dhe e shpërblyer me shpërblimin ndërkombëtar BIG SEE, i cili u ndahet projekteve më të suksesshme nga Evropa Juglindore në shumë kategori, transmeton Telegrafi.


“Termalija Family Wellness” është rikonstruksion i kompleksit të banjës i cili ekziston nga vitet ’80.

Kulmi masiv i cili mbulon pishinën është ndarë në një sërë segmentesh të vogla në mënyrë që madhësia e saj të mos dominojë mbi ambientin – porse është shkrirë me të.

Shikuar nga largësia, struktura e re harmonishëm është përshtatur me grupin përreth ndërtesës edhe sipas formës së saj, ngjyrës dhe dimensioneve të vëllimeve katrore nga të cilat është përbërë.

Muret e qelqta në ndërtesën e pishinës kanë mundësuar që sasi të mëdha drite natyrore të depërtojnë papengueshëm në enterier. Fasada e qelqtë në tërësi hapet dhe lidh pishinën me oborrin.

Forma gjeometrike e kulmit është e dukshme nga brenda, gjë që i ofron hapësirës dinamikë të jashtëzakonshme.

Tavani është i mbështjellë me pllaka druri dhe është ndriçuar më shumë me dritë natyrale, e cila depërton nëpërmjet baxhave.

Forma komplekse i ka ofruar kulmit të ri stabilitet dhe fortësi, gjë që ka mundësuar që pishina të jetë e mbuluar pa mbështetje shtesë.

Sipërfaqen e pishinës e ndërpresin vazot në të cilat janë mbjellë lulet dhe drunjtë, duke krijuar në atë mënyrë mbresën e larjes në natyrë, madje edhe gjatë muajve të dimrit.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Astrologji
Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Lifestyle
Kalo në kategori