LAJMI I FUNDIT:

Pique: Duhet të përmirësohemi përpara ndeshjes ndaj Lyonit

Pique: Duhet të përmirësohemi përpara ndeshjes ndaj Lyonit
Gerard Pique (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se ata duhet të përmirësohen përpara takimit me Lyonin në Ligën e Kampionëve.

Barca luftoi për të marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Real Valladolidit në La Liga dhe kjo ka shqetësuar ekipin katalunas në prag në ndeshjes ndaj Lyonit.

Pique ka thënë se Barcelona duhet të përmirësohet përpara takimit të nesërm (e martë) ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve.


Valverde publikon listën ndaj Lyonit, Umtiti rikthehet në skuadër pas disa muajve
Lexo po ashtu Valverde publikon listën ndaj Lyonit, Umtiti rikthehet në skuadër pas disa muajve

“Nuk luajtëm mirë, nuk ishte një lojë e mirë. I vetmi lajm i mirë është fitorja, rikthimi te tri pikët, por ne duhet të përmirësohemi”, ka thënë fillimisht Pique.

Pique pret që skuadra të përmirësohet për ndeshjen ndaj Lyonit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Ndjenjat nuk janë të mira dhe për të martën, duhet të jemi më të mirë”.

“Ne duhet të gjejmë rrjedhshmëri dhe të luajmë lojën tonë, pasi kjo është ajo që na ka sjellë tituj”.

Barcelona, tani duhet të shqetësohet për situatën aktuale
Lexo po ashtu Barcelona, tani duhet të shqetësohet për situatën aktuale

“Nëse nuk e shpejtojmë qarkullimin e topit dhe nuk e kemi posedimin … ne kthehemi në një ekip të dobët”.

“Kjo është ajo që ne duhet të përmirësojmë sepse kundërshtarët e dinë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori