LAJMI I FUNDIT:

PIPS bënë thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

PIPS bënë thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) krahas deputetit të Budestagut dhe anëtarit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës (KE) Knut Abraham dhe Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, bënë thirrje për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pas pezullimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, si rezultat i agresionit te jashtëligjshëm në Ukrainë, Këshilli i Evropës ka sinjalizuar se është një institucion me peshë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë.


“Kosova, si shteti më i ri demokratik në Evropë përmbushë të gjitha kriteret për të qenë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës”, njofton PIPS.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Këshilli i Evropës të sinjalizoj se nuk ka tolerim ndaj shkeljeve të vlerave të cilat ky institucion përfaqëson.

Anëtarësimi i Kosovës në KE është hapi i parë.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të PIPS

Falenderime anëtarit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës (KE) Knut Abraham dhe Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon të cilët kanë bërë thirrje

për pranimin e plotë të Kosovës në KE. Përmes këtij reagimi PIPS i bashkohet kësaj thirrje dhe rikujton se anëtarësimi i Kosovës në KE është domosdoshmëri për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

KE si organizata më e vjetër panevropiane mishëron vlerat dhe standardet më të larta të mbrojtjes së të drejtave njeriut, të pakicave kombëtare, sundimin e ligjit dhe qeverisjes demokratike.

Integrimi i plotë i Kosovës në këtë organizatë, është i një rëndësie qenësore për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe për afirmimin e të ardhmes evropiane të rajonit, në paqe.

Anëtarësimi në KE është shumë më tepër se një prioritet politik, pasi ka të bëjë me qasjen e qytetarëve në mekanizma të drejtësisë evropiane. Nga kjo nevojë afatgjatë do të përfitonin të gjitha komunitetet në Kosovë, duke përfshirë ato joshumicë. Si organizatë e pavarur e shoqërisë civile PIPS beson që Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e kërkuara dhe i ka të gjitha atributet demokratike që kërkohen nga anëtarët e KE.

Anëtarësimi i Kosovës është bërë peng i politikës së motivuar nga qëndrimi i një numri të vogël të shteteve anëtare të Këshillit karshi shtetësisë së Kosovës. Kjo pakicë ka kontribuar në masë të

madhe në këtë situatë të izolimit të vazhdueshëm, duke u bërë pengesë për zgjerimin e projektit demokratik në rajon dhe diskriminimin e qytetarëve kosovarë.

E kaluara ka treguar se uniteti i vendeve të Evropës, së bashku me vendosmëri dhe angazhim, është vendimtar për përparimin e demokracive, përballë përpjekjeve të forcave antidemokratike. Duke treguar mbështetje të qartë politike dhe vullnet për të pranuar Kosovën si anëtare, KE do ta avanconte më tej misionin e saj në këtë pjesë të kontinentit.

Kjo situatë e izolimit të paarsyeshëm të Kosovës nga KE rrezikon të pengojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokratizimit, të cilat janë kyçe për sigurinë dhe zhvillimin e të gjithë rajonit të Ballkanit.

Për këtë arsye, pas pezullimit të drejtë të Rusisë, pranimi i Kosovës do të tregonte se Këshilli i Evropës mbetet institucioni më i rëndësishëm që bashkon demokracitë evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori