Italiani 40-vjeçar ka shënuar një total prej tetë golash në finalet e mëdha të karrierës së tij me Juventusin dhe Milanin, ndërsa padyshim që ndihet krenar për dygolëshin në finalen e Ligës së Kampionëve në Athinë ndaj Liverpoolit.

Pippo është i bindur se askush nuk do të mund ta tregojë veten në skenën e madhe ashtu si ka bërë ai.


“Carlo Ancelotti nuk ishte i sigurt nëse të më inkuadronte mua apo Alberto Gilardinon në finalen e Athinës, por unë luajta dhe shënova dy herë. Pastaj shënova në finalen e Superkupës ndaj Sevillas dhe dy gola të tjerë kundër Boca Juniors”.

“Pesë gola në tri finale, që ishin tri finalet më të rëndësishme dhe ne i fituam të gjitha. Madje as Messi e Ronaldo nuk do ta arrijnë atë. Është një rekord që do ta mbaj unë”, ka deklaruar Inzaghi për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

telegrafi sport app