LAJMI I FUNDIT:

A pini KAFE sapo të ZGJOHENI? Nuk preferohet ta bëni këtë pa ngrënë ushqim…

A pini KAFE sapo të ZGJOHENI? Nuk preferohet ta bëni këtë pa ngrënë ushqim…

Kafja është gjëja e parë të cilën shumica e njerëzve nga e gjithë bota e konsumojnë në mëngjes.

Askush nuk mund ta mohojë se kafja sjell shumë përfitime shëndetësore, por ekspertët rekomandojnë që ta shmangni konsumimin në stomak të zbrazët, transmeton Telegrafi.


Kjo për shkak se konsumimi i kafes në mënyrë të tillë e stimulon lirimin e acidit klorhidrik në traktin e sistemit të tretjes. Acidi mund të shpijë në shfaqjen e problemeve me sistemin e tretjes.

Për të qenë më specifik, acidi e pengon procesin e çarjes së proteinave, dhe eventualisht do të shpijë në dukuri si fryrja e stomakut, në irritim, por edhe në kancer të zorrës së trashë.

Veç kësaj, konsumimi i kafes në mëngjes dhe në stomakun bosh, do t’i rritë në mënyrë të shpejt nivelet e kortizolit.

Prandaj, para se të pini kafe menjëherë posa të zgjoheni, fillimisht hani diçka dhe tek atëherë shijojeni kafen e mëngjesit pa u brengosur për shëndetin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Kalo në kategori