Një pinguin i pashpresë por i guximshëm është fotografuar duke i shpëtuar një tufe me balena vrasëse duke kërcyer në një barkë plot me turistë.

Zogu i tmerruar ishte duke u ndjekur nga orkat në ngushticën Gerlache në Antarktikë dhe shihej që kërcente vazhdimisht jashtë ujit, ndërsa gomonet e turistëve panë të gjithë skenën.


Shkrimtari i udhëtimeve Matt Karsten, 40 vjeç, dhe gruaja e tij Anna, 32, po filmonin pinguinin kur ai u përpoq të kërcente në një prej barkave para se të hidhej përsëri. Zogu më pas bëri një tentativë të dytë dhe ia arriti të ndalonte në anë të gomones.

2 22

Matt tha: “Ishte çmenduri ta shihje personalisht këtë. Sikur të shihje një dokumentar të National Geographic për së gjalli. Besoj se pinguini ishte shumë i lehtësuar që arriti të shpëtonte”.

3 8

Çifti ishin duke lundruar mes ajsbergëve kur pikasën një tufë të madhe orkash në ujë, të cilat më pas nisën të ndiqnin pinguinin ‘gentoo’ duke u përpjekur ta vrisnin për ta ngrënë.

4 3

“Pinguini arriti të hipte në barkë me tentativën e dytë dhe atëherë ne u larguam menjëherë nga vendi”, thotë Matt, duke shtuar më pas me shaka se edhe orkat mund të tentojnë të kërcejnë në barkë.

5 6

“Orkat vazhduan ta ndjekin barkën tonë edhe për pak. Ato nuk hiqnin dorë kollaj por më në fund e lanë pinguinin me miqtë e tij të rinj. Pasi notoi për pak në barkë, edhe pinguini dha lamtumirën duke kërcyer në ujin e akullt”. /tch/

6 4