LAJMI I FUNDIT:

Piloti amerikan vdes në aeroplan, disa minuta para aterimit

Piloti amerikan vdes në aeroplan, disa minuta para aterimit
American Airlines 737-800 Eco Demonstrator In Flight K65743

Një pilot amerikan ka vdekur derisa ishte duke ateruar në aeroportin e Albuquerque, kanë konfirmuar zyrtarët e aeroportit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një zëdhënëse e kompanisë ajrore ka thënë se linja ajrore ofron ngushëllimet e saj më të thella për familjen dhe miqtë e pilotit, i cili ishte me bazë në zonën e Dallasit.


“Linja ajrore amerikane është thellësisht e pikëlluar me vdekjen e oficerit të parë William ‘Mike‘ Grubbs”, citohet të ketë thënë zëdhënësja Polly Tracey.

“Ne jemi duke u kujdesur për familjen dhe kolegët e oficerit dhe mendimet dhe lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Rreth orës 3:30 të darkës, kulla e kontrollit në “Albuquerque International Sunport” ka marrë një telefonatë nga Fluturimi 1353 që vinte nga Dallas – Fort Worth, ka thënë menaxheri për marrëdhënie publike i aeroportit, Daniel Jiron.

“Në fakt, vetëm disa minuta para se ateroi, kulla ka marrë një telefonatë urgjence nga aeroplani duke thënë se ata kishin një urgjencë mjekësore”, ka thënë Jiron. “Aeroplani ateroi në tokë pa incidente”. /Telegrafi/