LAJMI I FUNDIT:

Pikturat e Sejdi Kapllanajt, ekspozohen në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Pikturat e Sejdi Kapllanajt, ekspozohen në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Ju njoftojmë se të martën, më 20 nëntor 2018, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës bëhet hapja e ekspozitës “Peizazhet e Sejdi Kapllanaj”.

“Mesazhi i kësaj ekspozite është kryesisht një stinë vjeshte në të cilën ka histori përmbajtjesore të popullit shqiptar. Në shumicën e punimeve është trajtuar lisi, erërat dhe furtunat e ndryshme natyrore që rrahin lisin, e i cili megjithatë më fortësinë e tij qëndron i pa lëkundur. Në këtë kontekst, e gjithë ekspozita thjesht lidhet me furtunën e rrjedhave historike të popullit shqiptar”, thuhet në kumtesën e MKR-së.


Ekspozita përmban rreth dyzet punime, pikturë në teknikat vaj dhe akril, të realizuara viteve të fundit. Kurator është Jeton Rexhepi. /Telegrafi/