Pijet e gazuara tashmë janë demonizuar nga zyrtarët e shëndetësisë për rolin e tyre në obesitet. Por një studim i ri sugjeron se konsumimi i pijeve të sheqerosura mund të nxisë norma të sëmundjeve pavarësisht prej problemeve shëndetësore që lidhen me obesitetin.
Arsyeja: pijet e gazuara të sheqerosura i inkurajojnë qelizat që të plaken më shpejtë dhe të replikohen më pak.
Studimi e hulumtoi ADN-në e konsumuesve të pijeve të gazuara dhe e zbuloi një lidhje të fortë mes pijeve të gazuara dhe plakjes së qelizave. Sa më shumë konsum të pijeve të sheqerosura që një pjesëmarrës i studimit kishte raportuar, aq më të shkurtra i kishte telomeret.
Telomeret janë skajet mbrojtëse të kromozomeve që i mbrojnë fillesat e ADN-së dhe e nxisin riprodhimin e qelizave. Sa më e shkurtër mbulesa e skajit, qeliza është më pak në gjendje të riprodhohet.
“Konsumi i rregullt i pijeve të gazuara të sheqerosura mund të ndikojë në zhvillimin e sëmundjeve, jo vetëm duke e sforcuar kontrollin e sheqernave nga metabolizmi i trupit, por edhe përmes plakjes së përshpejtuar qelizore të indeve,” paralajmëroi studiuesja Elissa Epel, profesoreshë e psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, në një deklaratë për shtyp.
“Është kritike për t’i kuptuar të dy faktorët dietikë që mund t’i shkurtojnë telomeret, si dhe faktorët dietikë që mund t’i zgjasin telomeret,” shpjegon autorja kryesore e studimit
Cindy Leung, studiuese e Qendrës universitare për Shëndetësi dhe Komunitet. “Këtu dukej se konsumi i vetëm i pijeve që kishte një lidhje të matshme negative me gjatësinë e telomereve ishte konsumi i pijeve të gazuara të sheqerosura”.
Tashmë të ndërlidhura me problemet e obesitetit, sindromën metabolike, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare, pijet e gazuara shumë shpejt po bëhen armiku numër një i zyrtarëve të shëndetit publik – duke frymëzuar pothuajse po aq kritika sa edhe cigaret dhe trans-yndyrat.
Studimi – i cili u mbështet në mostrat e ADN-së nga më shumë se 5.000 persona të mbledhura si pjesë e Anketës Kombëtare të Ekzaminimit Shëndetësor dhe të Ushqyerit – u botua në revistën “American Journal of Public Health”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian