Ky është varianti më i shëndetshëm i picës me perime, e cila do t’i bëjë mirë organizmit tuaj gjatë ditëve të nxehta verore!
Pica është ushqim ideal veror, sepse, pos që mund ta pasuroni me perime sezonale, nuk jeni të detyruar të qëndroni afër shporetit të nxehtë derisa e përgatisni, transmeton Telegrafi.
Po ju japim recetën për versionin më të shëndetshëm të picës, ku zakonisht brumin do ta zëvendësoni me patëllxhanë ashtu që me këtë picë mund të kënaqeni pa kurrfarë brenge.
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë të mëdhenj të prerë në rrathë prej 2,5 cm
- Salcë domatesh
- 20 feta djathë të shkrishëm apo mozzarelle
- Disa domate të freskëta të prera
- 1 filxhan spinaq të freskët
- ½ luge kripë
Përgatitja: Ngroheni furrën e shporetit në 180 gradë. Rendisni patëllxhanin e prerë. Qitni pak kripë dhe piper dhe piqeni në furrë 15 deri 20 minuta. Pastaj nxirreni dhe kthejeni mbrapsht. Në secilën fetë të patëllxhanit vendosni një lugë salcë domatesh, pastaj djathë, pak spinaq dhe domate dhe piqeni edhe 3 deri 5 minuta. Servireni derisa është e ngrohtë. Ju bëftë mirë! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSalcë universale për të gjitha llojet e mishit: Receta më e mirë të cilën mund do ta keni!
Tavë dheu
Trileqe
Role me banane e gatshme për dhjetë minuta
Shurup trëndafili: Pije mbretërore e krijuar për ditë të nxehta!
Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë