David Phillips, drejtor i Programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtave në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Columbia University, i ka kushtuar një analizë krizës politike në Maqedoni.
Ai e fillon analizën e tij me publikimin e aferës së përgjimeve, që sipas tij janë të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, duke vlerësuar se përgjimet e sollën vendin buzë greminës dhe zbuluan komplotet ndaj kundërshtarëve politik, si edhe detaje të neveritshme për korrupsionin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në analizën e tij për The Huffington Post, Phillips përmend përfshirjen e BE-së në zgjidhjen e krizës politike përmes ndërmjetësimit të Marrëveshjes së Përzhinos, përfshirjen e LSDM-së, dorëheqjen e Gruevskit, si edhe organizimin e zgjedhjeve, të cilat u shtynë dz herë, për t’u mbajtur më 11 dhjetor.
Ai nuk e lë anash të rë zhvillimin e ngjarjeve, sa që përmend njëra pas tjetrës dhe qartë, të gjitha përplasjet politike, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, deri në situatën e mosmandatimit të Zoran Zaevit për mandatar të qeverisë së re.
David Phillips konsideron se kriza në Maqedoni është akute, duke theksuar se sa më gjatë që kriza zgjatë, aq më shumë shton rrezikun e dhunës politike ndërmjet përkrahësve të Gruevskit dhe Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për drejtorin Phillips, Maqedonia është e minuar edhe nga fuqitë e jashtme, pasi që ka përplasje ndikimesh ndërmjet SHBA-ve, BE-së, në njërën anë, dhe Rusisë në anën tjetër, ndërkaq konsideron se Rusia është duke synuar të arrijë qëllime tinzare për të diskredituar ndikimin perëndimor në Maqedoni.
Për të dalë nga kjo krizë, David Phillips propozon një plan për zgjidhje konflikti, që sipas tij, mund ta stabilizojë vendin dhe ta zbutë perspektivën e dhunës politike. Gjithashtu, konsideron se duhet të caktohet kryetari i ri i kuvendit që do të duhet të punojë me Ivanovin për të formuar qeverinë e re, kurse shtonë se Gruevski mund të tentojë destabilizimin e vendit, duke nxjerrë në rrugë përkrahësit e tij.
Marrëdhëniet Gruevski-Zaev vlerësohen nga Phillips si marrëdhënie helmuese, por për drejtorin e Programit për ndërtimin e paqes, kryetari i kuvendit është njeriu që mund të lehtësojë gjërat për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar, ku të gjitha partitë do të ishin prezente, diçka që sipas tij, mund të kundërshtohet nga Zaevi.
Sido që të jetë, David Phillips konsideron se duhet të ripërtërihet Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Për të, elita politike në Maqedoni ka mungesë të maturisë politike dhe pajtueshmërisë, ndërkaq vlerëson se Maqedonia është vend i vogël, i ndjeshëm, një komb i ri në një rajon të paqëndrueshëm dhe me fqinj lakmitar. Sipas tij, problemet e tanishme strukturale dhe politike mund ta përkeqësojnë situatën. Analizën e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak