Phil Foden me një euro-gol ndëshkon Onanan, barazohen shifrat në derbi

Manchester City i ka barazuar shifrat në 1-1 në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Me të nisur pjesa e dytë, Citizens ndëshkuan Djajtë e Kuq.
Ishte Phil Foden, ai që realizoi një super gol nga jashtë zone, duke e lënë Andre Onanan me asnjë mundësi për ta stopuar topin.
Ishte Rodri që asistoi te talenti anglez, që realizoi për 1-1 në minutën e 56-të. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































