LAJMI I FUNDIT:

Pfandler rithekson mbështetjen austriake për Kosovën

Pfandler rithekson mbështetjen austriake për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler.

Zëvendëskryeministri Kuçi gjatë takimit me ambasadorin Pfandler ka vlerësuar lart bashkëpunimin e shkëlqyer ndërshtetëror, duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin institucional në fusha të interesit të përbashkët.


“Për Kosovën prioritet mbetet zhvillimi ekonomik, integrimi evropian, si dhe fuqizimi i sundimit të ligjit me qëllim të ngritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi dhe tërheqjes së investitorëve”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.

Ndërkaq, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, ka vlerësuar lart progresin e arritur sidomos në fuqizimin e sistemit gjyqësor të Kosovës. Ambasadori Pfandler gjithashtu ka shprehur vullnetin për kultivimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, duke ritheksuar mbështetjen e Austrisë në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori