LAJMI I FUNDIT:

Pezullimi i programeve, rektorët e Universiteteve publike paralajmërojnë protesta

Pezullimi i programeve, rektorët e Universiteteve publike paralajmërojnë protesta

Rektorët e gjashtë universiteteve publike në vend u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë në zgjidhjen e problemeve rreth mbylljes së programeve të akredituara.

Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, rektorët kanë paralajmëruar edhe protesta.


Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate dërguar mediave, ku thuhet se afati i provimeve të janarit, duhet të fillojë sa më shpejtë përkundër problemeve.

“Pas takimeve me kryeparlamentarin Kadri Veselin, zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe Komisionin Parlamentar për Arsim, Konferenca e Rektorëve e vlerëson përkushtimin e tyre për gjetjen e zgjidhjes në lidhje me njoftimin e AJA-së për mbylljen e programeve të akredituara. Njëherësh, Konferenca e Rektorëve beson se reagimi i saj ka rikthyer në opinion publik çështjen e autonomisë së universiteteve, e sulmuar viteve të fundit nga grupet e interesit politik, si dhe ka shtuar besimin e profesoratit e të studentëve për ruajtjen e sistemit të lartë publik arsimor nga degradimi”, thuhet në komunikatën e Konferencës së Rektorëve.

Vazhdon greva e rektorëve në universitetet publike, kërkojnë kthimin e akreditimeve të programeve të larguara (Video)
Lexo po ashtu Vazhdon greva e rektorëve në universitetet publike, kërkojnë kthimin e akreditimeve të programeve të larguara (Video)

Nëse kërkesat e rektorëve, që janë bërë publike më 28 janar nuk plotësohen, atëherë ata kanë paralajmëruar edhe masa tjera më të ashpra.

Në mesin e kërkesave të Konferencës së Rektorëve është shkarkimi i Këshillit të Cilësisë, dhe pezullimi i vendimeve për mbylljen e disa programeve.

“Në mbledhjen e mbajtur më 15 dhe 16 janar 2019, KShC-ja ka tërhequr akreditimin për shumë programe studimore të universiteteve publike, posaçërisht të universiteteve të reja publike – 40% të programeve që përfshijnë përafërsisht 70% të studentëve. Universitetet publike qëndrojnë në kërkesat e artikulara në takimin e 28 janarit. Universitetet publike do të organizojnë protesta të ndryshme deri në realizimin e kërkesave”, përfundon komunikata e rektorëve të universiteteve publike.

Ndryshe rektorët e universiteteve publike, e kanë vlerësuar si të jashtëligjshëm vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për mbylljen e 42 programeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori