LAJMI I FUNDIT:

Peugeot prezanton modelin 3008 SUV, që pritet të jetë i disponueshëm në auto-sallonin e Peugeot në Prishtinë

Peugeot prezanton modelin 3008 SUV, që pritet të jetë i disponueshëm në auto-sallonin e Peugeot në Prishtinë

Prodhuesi francez i veturave Peugeot, më në fund ka prezantuar edhe modelin e ri të veturës së shumëpritur 3008 SUV.

Kjo veturë e shumëpërfolur e cila futet në segmentin e veturave C-SUV, ka arritur të rrëmbej zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, falë luksit që ofron, teknologjisë së avancuar dhe rehatisë gjatë ngasjes, transmeton Telegrafi.


Peugeot 2

Peugeot 30008 SUV pritet që gjatë panairit të Parisit të shkëlqej si yll roku, duke marrë parasysh se posedon një motor tejet të fuqishëm, linja të theksuara të karrocerisë por edhe enterierin modern të punuar me kujdes.

Falë kulmit të punuar nga xhami special (panoramik), ekranit të ndjeshëm në instrument tabelë dhe shumë pajisjeve tjera moderne, kjo veturë e bën shoferin të ndihet tejet i veçantë gjatë ngasjes.

Peugeot 4

Kjo veturë pritet që shumë shpejt të jetë e disponueshme për blerësit por edhe për adhuruesit e kësaj marke, në auto-sallonin e Peugeot në Prishtinë. /Telegrafi/