Kompania për shitjen e derivateve “Petrol Company”, me 32 pika e pranishme thuajse në gjithë Kosovën, në prag të festës së Fitër Bajramit, ka ndihmuar më shumë se 200 familje me pako ushqimore.

“Petrol Company”, e cila njihet për cilësi, çmime të lira dhe humanitet, edhe në të kaluarën ka ndihmuar familje të shumta me nevojë, deri sa në fund të vitit numri i familjeve të ndihmuara do të kaloj mbi 1000.

Drejtori i “Petrol Company” ka thënë se kompania që ai drejton, prioritet të saj e ka ndihmën për familje nevojtare.

“Për klientët tanë, ata që furnizohen me derivate në kompaninë tonë, ne u ofrojmë benefite të shumta. Ne gjatë veprimtarisë sonë të tregtimit të derivateve për më shumë se 3 dekada njihemi për cilësi, çmime më të lira, në treg, por edhe humanitet. Klientëve që furnizohen nëpër pikat tonë, ne u ofrojmë benefite të shumta, deri sa ata që s’kanë mundësi të vijnë, ne shkojmë tek ata për tu dhuruar pako ushqimore” ka thënë drejtori i Petrol Company, Shkelzen Jusaj.

Ai më tutje ua ka uruar të gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e Fitër Bajramit.

“Për shkak të COVID-19, këtë festë do ta festojmë pakë me ndryshe, lutemi që festën e Bajramit tjetër ta festojmë sikurse me parë” ka thënë më tutje drejtori Jusaj.

Për klientët e saj, “Petrol Company” posedon dy bonus kartela – “Bonu Kartela” dhe “Premium Kartela” përmes të cilave qytetarët mund të përfitojnë benefite të shumta

Rrjeti i restoranteve “Be Happy”, me menynë më të pasur në treg, e gatuar 100 % bio, si dhe rrjeti i maketeve  “One Stop Shop” në të cilat mund t’i gjeni çmimet më të lira në treg janë pjesë e familjes së madhe “Petrol Company” e cila në fund të vitit që lamë pas ka festuar 30 vjetorin e themelimit.

Urime Festa e Fitër Bajramit.