LAJMI I FUNDIT:

Petrol Company kthen buzëqeshjen e binjakëve të vegjël, Amarit dhe Amirit

Petrol Company kthen buzëqeshjen e binjakëve të vegjël, Amarit dhe Amirit

Petrol Company është duke vazhduar me kampanjën e saj humanitare ku ka për qëllim ndërtimin e 8-të shtëpive për 8-të familje në nevojë, duke ndarë nga 1 cent nga fitimi i saj dhe pa dyshim mbështetës kryesor të kësaj kampanje janë klientët e Petrol Company.

Si duket mjetet për ndërtimin e shtëpisë së parë për familjen e parë skamnore janë grumbulluar pasi që Petrol Company tashmë veçse është duke ndërtuar shtëpinë e parë 5 dhomëshe të Amarit dhe Amirit binjakëve të vegjël, të cilëve ëndrra ju është bërë realitet për tu përshëndetur me tmerrin që kanë jetuar për 5 vite me radhë të jetës së tyre së bashku me 8-të anëtarët tjerë të familjes.

Familja e Besim Bajramit ka jetuar për vite me radhë në kushte minimale shumë të vështira për jetë, dhjetë anëtarët jetuan në një dhomë ku për të cilën është dashur të mendojnë edhe sigurimin e mjeteve për ta paguar qiranë e saj, sepse Besimi dhe anëtarët tjerë rrallë herë kanë pasur mundësi të punojnë për t’i siguruar pagesën e qerasë dhe më pas për të siguruar ushqim për Amarin dhe Amirin e vogël, sigurisht edhe për anëtarët tjerë. Besimi falënderon shumë Petrol Company per realizimin e ëndrrës së tyre.

Petrol Company shumë shpejtë do të bëjë edhe dorëzimin e shtëpisë së re në prani të medieve tona, ku pa dyshim që në këtë rast përgëzojmë Petrol Company dhe klientët e saj për këtë gjest kaq të madh humanitar.

Vlen të ceket që Petrol Company vazhdon me kampanjën e saj humanitare ku do të ndërtojë edhe 7-të shtëpi tjera për t’i strehuar edhe 7-të familje në nevojë.

Artikull i sponsorizuar

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Kalo në kategori