LAJMI I FUNDIT:

Petkoviq tha se protestat në Serbi po i mbështet Kurti, reagon Vela: Regjimi i Vuçiqit jeton në paranoja

Petkoviq tha se protestat në Serbi po i mbështet Kurti, reagon Vela: Regjimi i Vuçiqit jeton në paranoja

Në Serbi tash e disa ditë janë duke u organizuar protesta kundër presidentin Aleksandar Vuçiq, me moton “Serbia kundër dhunës”.

E një protestë masive është mbajtur edhe ditën e djeshme, ku anëtarët e “Patrullës së Popullit” sulmuan disa njerëz që morën pjesë në këtë protestë.

Shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela është përplasur në Twitter, me drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, lidhur me këto protesta.


Vela fillimisht shkruajti në Twitter se kështu duken protestat në Serbi që nuk organizohen nga Vuçiqi.

“Kështu duken protestat në Serbi kur ato nuk organizohen nga Vuçiqi dhe makineria e tij e dhunshme SNS. Të qeta dhe të denja. Një Serbi që është vërtet demokratike dhe e integruar në BE është një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Vela.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Petkoviq pastaj, duke aluduar se protesta në Beograd po i “mbështet” Kurti.

“Mendoni se cili është qëllimi i protestës në Beograd të cilën e mbështet fuqishëm Kurti! Sapo Prishtina bën thirrje për një Maidan të ri dhe gjakderdhje në rrugë, do të thotë se ka mall për qeverinë që do ta njohë “Kosovën”. Mos harroni: nuk do të ketë as Maidan dhe as njohje të Kosovës, derisa Vuçiqi është në krye të Serbisë!”, ka shkruar Petkoviq.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sërish Blerim Vela, duke thënë se regjimi i Vuçiqit jeton në paranoja.

“Gjendja shpirtërore e regjimit të Vuçiqit: Paranoja! Ata nuk mund të pranojnë se shumë njerëz në Serbi janë të ngopur me gënjeshtrat e tyre! Në vend të kësaj ata gjejnë “armiq” dhe “aleanca” që nuk ekzistojnë dhe nxisin argumente irracionale dhe të rreme”, ka shkruar Vela. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Drejtësi
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori