LAJMI I FUNDIT:

Petkoviq: Radojiçiq është një kriminel, të cilin e kërkonte Policia e Kralevës

Petkoviq: Radojiçiq është një kriminel, të cilin e kërkonte Policia e Kralevës

Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, Sllavisha Petkoviq, ka theksuar se kryeministri Ramush Haradinaj ka gabuar rëndë kur e ka takuar Milan Radojiçiqin.

Petkoviq në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se Radojiçiq është një kriminel, i cili ka ikur nga Serbia.


“Ai nuk e ka përfaqësuar kurrë Listën Serbe. Për këtë mund të pyetni. Radojiçiq është një kriminel, i cili është akuzuar në Serbi për kontrabandim me drogë. Kur është larguar nga Kreleva ka ardhur në Mitrovicë, sepse është kërkuar nga Policia e Kralevës”, ka shtuar Petkoviq.

Ivanoviq e përmendi Radoiçiqin si sundimtar i errët i veriut të Kosovës
Lexo po ashtu Ivanoviq e përmendi Radoiçiqin si sundimtar i errët i veriut të Kosovës

Sipas tij, Radojiçiq është një person i cili ka dosje kriminale edhe në EULEX. /Telegrafi/