LAJMI I FUNDIT:

Peticion për largimin e ambasadores turke nga Kosova

Peticion për largimin e ambasadores turke nga Kosova

Javë më parë Turqia u përball me një grusht shteti, i cili në fund dështoi. Kjo ngjarje u komentua nga diplomaci e media botërore. Edhe në Kosovë pati reagime nga më të ndryshmet.

Drejtuesi i gazetës “Express”, Berat Buzhala në njërin nga statuset e tij të shumta në Facebook ku shkroi lidhur me puçin ndaj presidentit, Recep Tayyp Erdogan apeloi që kosovarët që po pushonin në Turqi të dalin në përkrahje të ushtrisë turke.

“I ftoj qytetarët e Kosovës që po pushojnë në Turqi gjatë pushimit t’i bashkohen ushtrisë :P”, ishte komenti i tij që në fund shfaqej ‘smile’ me gjuhën jashtë, që tregon se nuk ishte koment serioz, transmeton Telegrafi.


Lidhur me këtë, ka reaguar Ambasada e Turqisë në Kosovë, respektivisht diplomatja Kivilcim Kiliç. Nëpërmjet një letre, të cilës i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, është kërkuar që Berat Buzhala të dënohet me burg, duke iu referuar Kodit Penal dhe ligjeve në fuqi të Republikës.

E për këtë kërkesë të ambasadores Kiliç kanë reaguar zyrtarë të shteti, deputet, anëtarë të shoqërisë civile, gazetarë etj.

Madje, tashmë është iniciuar edhe një peticion online ku po kërkohet largimi i menjëhershëm nga Kosova i Ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç.

13866878_10153523026347126_94039175_n

“Nga Ambasada Turke në Prishtinë kërkojmë që në afat sa më të shpejt të kërkojë falje për këtë veprim skandaloz, ndërkohë që po ashtu kërkojmë largimin nga Kosova të Ambasadores së Turqisë Kivilcim, Kiliç. Një ambasadore që bën thirrje për arrestimin dhe dënimin e gazetarëve është e papranueshme për shoqërinë tonë!!!”, thuhet në njoftim të peticionit./Telegrafi/

Peticionin mund ta gjeni KËTU