Më shumë se 150 mijë persona kanë nënshkruar një peticion të lansuar nga stafi i BE-së, i cili kërkon që ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso të humbasë pensionin e tij për shkak se është punësuar te “Goldman Sachs”.
Një delegacion do ta prezantojë peticionin të mërkurën në të gjithë institucionet kryesore të Bashkimit Europian: komisioni, parlamenti dhe këshilli, me këtë të fundit që përfaqëson qeveritë europiane.
Afro 152 mijë njerëz kanë shkruar emrat e tyre poshtë deklaratës, e cila akuzon Barroson për sjellje “moralisht të dënueshme” për shkak të vendimit të tij për t’u bashkuar me bankën amerikane të investimeve.
Që prej lansimit të tij nga një grusht të punësuarish në BE, në muajin korrik, peticioni është përhapur përtej stafit të Brukselit, duke u bërë “rrufepritëse” e shqetësimeve mbi politikanët e lartë që punësohen në punë fitimprurëse në sektorin privat.
Peticioni vjen përpara një hetimi të pritur me zell nga Komiteti i Etikës së BE-së për punësimin e Barrosos. Një panel prej 3 personash, përfshi një ish-gjykatës, një ish-europarlamentar dhe një ish-zyrtar të BE-së, do të udhëzojnë KE-në nëse Barroso ka shkelur Kodin e Sjelljes. Në këtë të fundit thuhet se, ish-komisionerët duhet të veprojnë me “integritet dhe pjekuri” gjatë dhe pasi lënë postet.
Barroso, i cili udhëhoqi Komisionin Europian për një dekadë, deri në vitin 2014, pranoi të punësohej nga “Goldman Sachs” në korrik, me rolin për të këshilluar klientët e bankës si të sillen përpara një “Brexit”-i.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zjarrfikësit shpëtojnë 28 persona të ngecur me kokë poshtë në një park argëtimi në SHBA
Paralajmërim për fansat në Gjermani – çfarë nuk duhet të kenë në vetura gjatë festimeve
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Aeroporti ushtarak rus u sulmua nga të paktën 70 dronë, dëmtohen aeroplanët e Putinit
Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë
Të ardhurat më të larta të Bill Gates - këto janë tre kompanitë kryesore që zotëron miliarderi amerikan
Zhduket aeroplani që transportonte zëvendëspresidentin e Malavisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit