Ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” thotë se qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit votuan për ndryshime.
Sipas tij, ka ardhur koha që vendi ta ndryshojë klasën politike, ose kjo e fundit t’i ndryshojë prioritetet e saj. Ai megjithatë është i lumtur që Kosova tashmë është e pavarur, përderisa shprehet i zhgënjyer me mosluftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar
Soren Jessen-Petersen ka qenë kryeadministrator i Kosovës në kohën kur Ramush Haradinaj u zgjodh për herë të parë kryeministër i vendit në një koalicion me partinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Trembëdhjetë vjet pas Haradinaj është përsëri emri më i lakuar për shef të Qeverisë, përderisa ish-shefi i UNMIK-ut nuk dëshiron tash të flasë shumë për figurën e Haradinajt, por thotë se ka ardhur koha që Kosova ta ndryshojë klasën politike, ose kjo e fundit t’i ndryshojë prioritetet e saj.
Këto komente Jessen-Petersen i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, duke shtuar se është për keqardhje dhe se ka mbetur shumë i zhgënjyer që edhe 10 vjetëve pas pavarësisë ende flitet për problemet e njëjta: Korrupsionin, sundimin e ligjit, papunësinë, etj.
Duke folur për Demarkacionin dhe Asociacionin, diplomati danez shprehet se Kosova duhet ta dëgjojë SHBA-në për Marrëveshjen e Kufirit me Malin e Zi, ndërsa për Asociacionin thotë se e ka sqaruar shumë mirë ish-presidenti Marti Ahtisari në Planin e tij për Kosovën.
Ai ka folur edhe për fillimin e punës së Gjykatës Speciale, ku ka pranuar që ngritja e aktakuzave nga ana e saj mund të shkaktojnë tensione në vend, por vendimet e Gjykatës duhet të pranohen nga një shtet demokratik.
Petersen, që aktualisht është profesor në universitetin e Bolonjës “John Hopkins”, thotë se Kosova tani duhet ta formojë një Qeveri stabile, e cila më në fund do të punojë për interesin e qytetarëve të saj dhe jo për interesin personal dhe partiak.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?