LAJMI I FUNDIT:

Peterle: Ka progres midis Athinës dhe Shkupit, por priten hapa konkret

Peterle: Ka progres midis Athinës dhe Shkupit, por priten hapa konkret

Është arritur progres në sferën për ndërtim të besimit midis Athinës dhe Shkupit, por pritet se do të pasojnë edhe hapa konkrete, vlerëson deputeti i Parlamentit Evropian dhe kryetar i Delegacionit të PE-së të Komitetit të përzier parlamentar Republika e Maqedonisë – Bashkimi Evropian, Alojz Peterle në intervistë për “European Western Balkans”.

“Që të gjendet zgjidhje për kontestin lidhur me emrin e Maqedonisë, ndërsa ajo të jetë e pranueshme për të dyja palët, nevojitet të investohen përpjekje edhe Athina edhe Shkupi”, thotë Peterle dhe thekson se është optimist më i madh se sa para një viti se është e mundur që të arrihet zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Duke e komentuar bashkëpunimin e BE-së me Qeverinë e re të Maqedonisë thekson se ata nga PE-ja të cilët e kanë ndjekur gjithë situatën, e kanë përshëndetur përfundimin e ngecjes politike i cili gjatë kohë e ka paralizuar Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së.

“Pritjet nga kjo Qeveri ende janë në fazë të hershme që të shihet se sa dhe çka mund të përmbushet nga premtimet të cilët i dha në fushatë. Megjithatë jam i kënaqur që mund të dëgjojë se shumë bashkëbisedues shikojnë momente të reja në bashkëpunimin midis Brukselit dhe Shkupit. Duhet të vazhdojmë ta sendërtojmë këtë proces”, thotë Peterle.

Duke folur për sfidat me të cilat Maqedonia ballafaqohet në rrugën drejt BE-së, ai shpreh bindje se kreu politik i Maqedonisë e di saktë çka duhet të bëjë që të mbyllet ky proces.

Si çështje e rëndësishme për integrimet evropiane të Maqedonisë, ai në intervistë i thekson marrëdhëniet ndëretnike, për shkak se siç shpjegon, ato janë me rëndësi kyçe për pjesëtarët e të gjithë identiteteve etnike që të ndjehet si në shtëpinë e tij dhe të inkuadrohen në procesin e sjelljes së vendimeve. Kjo thjeshtë, thotë ai, mund të arrihet me atë që do të vazhdohet me ndërtimin e besimit të ndërsjellë.

Ndaj konstatimit se kryetari i KE-së, Jean-Claude Juncker paralajmëroi strategji për hyrje të suksesshme të Malit të Zi dhe Serbisë në BE deri në vitin 2025, dhe se nëse Maqedonia do të mund të avancojë mjaftueshëm shpejtë drejt BE-së dhe të kapë hapin me këto vende deri në këtë vit, Peterle thekson se me vite konsiderohet se Maqedonia është kandidati më i mirë për anëtarësim në BE nga rajoni.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori