LAJMI I FUNDIT:

Peshkatari kapi statujën 4,200-vjeçare dhe deshi ta hedhë, por vendosi ta dërgojë në muze (Foto)

Peshkatari kapi statujën 4,200-vjeçare dhe deshi ta hedhë, por vendosi ta dërgojë në muze (Foto)

Nikolay Tarasov e ka hedhur rrjetën në lumin Dudet të regjionit Karasov në Siberi, në përpjekje që të zë ndonjë peshk, por ka kapur objektin e lashtë 4,200 vjet.

Me të marrë statujën, 55-vjeçari ka menduar se është ndonjë dërrasë dhe ka dashur ta hedhë sërish në ujë, por pasi e ka shikuar me kujdes ka parë se bëhet fjalë për diçka më të veçantë, transmeton Telegrafi.


Ai e ka pastruar figurën nga balta, të cilës i është shfaqur fytyra me sy dhe buzë. Pasi e ka dërguar në një muze lokal, njohësit janë gëzuar aq shumë, sa që kanë kërcyer nga gëzimi.

Pas analizave të detajuara, ka dalë se kjo është një statujë pagane, e cila është përdoruar për të frikësuar shpirtrat e keq.

Hulumtuesit që e kanë konfirmuar lashtësinë e saj, kanë thënë se është një rast unik që nuk është parë më herët në këtë rajon.

Sipas The Siberian Time, Tarasov e ka bërë ‘kapjen e jetës’, me gjetjen e këtij objekti që i përket Epokës së Bronzit. /Telegrafi/

Peshkatari kapi statujën 4200 vjeçare dhe deshi ta hedhe por vendosi ta dergoje ne muze foto 2

Peshkatari kapi statujën 4200 vjeçare dhe deshi ta hedhe por vendosi ta dergoje ne muze foto 3